Arjon Muca: Bjordi dhe Adela mund të kenë bërë seks
Në atelienë Muça, krahas klientëve të zakonshëm të cilët porosisin veshjet e tyre, ka dhe disa vizitorë të veçantë. Ata janë fansat e Arjonit, djalit bukurosh i cili la shtëpinë e “Big Brother” disa ditë më parë. Ata kërkojnë të bëjnë fotografi me Arjonin, por nuk mjaftohen me kaq. Duan të kenë diçka më shumë që t’i kujtojë djalin që ata kanë zgjedhur si më të pëlqyerin e tyre. Prandaj dhe përfitojnë nga rasti për të porositur tek prindërit e Arjonit, disa veshje që janë identike si të tij, si psh një jelek me ngjyra të cilin Arjoni e ka veshur gjatë spektaklit “Big Brother”. Mbas eleminiminit Arjoni kalon shumë kohë në atelienë e familjes së tij, por në kokën e tij duket se ka shumë plane, njëri nga të cilët është edhe dëshira e madhe për t’u bërë pjesë e televizionit si moderator në ndonjë spektakël për të rinjtë. Ne biseduam me të për gjithçka që ju do të dëshironit të mësonit e sidomos për vajzat.
Mbas daljes në “Big Brother” je nga të paktët ish banorë që nuk e frekuenton shumë jetën e natës, pse?
Sepse nuk jam i apasionuar pas jetës së natës dhe mbi të gjitha tani jam i përqendruar në planet e mia. Kam ardhur në Shqipëri pak para se të futesha në “Big Brother” dhe pa u ambientuar akoma mora pjesë në këtë program dhe tani më duhet të mendoj se çfarë do të bëj më tutje.
Mendon të qëndrosh përgjithmonë në Shqipëri apo në planet e tua është Italia?
Jam kthyer përgjithmonë në Shqipëri edhe pse në Itali kisha krijuar një jetë të mirë, punoja, fitoja para, kisha miq, nuk më mungonte asgjë.
Po me Roselën ke folur që kur ke dalë nga shtëpia?
Nuk kam folur, ajo më ka bërë zile për të më dhënë një shenjë që e di që dole nga “Big Brother” por unë nuk e mora pasi preferoj që kur të shkoj në Itali për të marrë ato gjëra që kam lënë aty, të bisedoj sy më sy me të.
Miku yt i ngushtë na ka rrëfyer se historia me Roselën është e mbyllur ndërkohë që tezja e saj në një gazetë ka pohuar të kundërtën. Si qëndron e vërteta?
Historia me Roselën është e mbyllur dhe unë ia kam bërë të qartë. Tani e ardhmja ime do të jetë këtu në Tiranë. Ajo ishte gati të vinte të jetonte edhe këtu, por mendoj se asaj lidhjeje shumëvjeçare tashmë i ka ardhur fundi dhe ajo e ka të qartë këtë fakt, por unë nuk mund ta ndaloj atë dhe këdo tjetër të provojë një ndjenjë për mua.
Motra jote ka thënë se Arjonin e pret dikush jashtë, cila është ajo?
Nuk kam asnjë vajzë në jetën time. Edhe vajzat me të cilat paparaci juaj më ka fotografuar, janë thjeshtë mikesha.
A je duke e ndjekur “Big Brother”?
Vetëm përmbledhjen ditore.
Çfarë mund të thuash për disa nga banorët si Qetësori, Adi…?
Me Qetësorin lidha një miqësi të sinqertë edhe pse ai ishte i ftohtë në lojë pasi mendja e tij punonte vetëm për çmimin. Për Adin është folur shpesh se i duhet ai çmim që është një shumë e konsiderueshme parash, por mendoj se Adit më shumë se çdo gjë tjetër do t’i duhej një punë.
Mendon se historia e Adelës me Bjordin ishte më interesante se ajo mes teje dhe Anjezës?
Nuk e di, unë u afrova me Anjezën pasi vlerësoj mirësjelljen dhe përkujdesjen që një vajzë ka për mua. Në atë shtëpi, kur dikush të thotë mirëmëngjes duke të bërë një kafe, të bën të ndjehesh mirë, aq më shumë mua që vlerësoj shumë xhentilesën pasi vetë jam i tillë.
A ke bërë seks me Anjezën?
Jo.
Pse?
Sepse po flasim për diçka shumë intime të cilën nuk do ta dëshiroja ta bëja pjesë të një spektakli.
Po Bjordi me Adelën mendon se kanë bërë seks brenda asaj shtëpie?
Mbase po, përderisa të gjithë i qepeshin diku iu lutur që të putheshin, ndërkohë që ata kishin kohë që ishin puthur pa ditur ne asgjë. Kjo më bën të mendoj se ata të dy kanë shkuar më tutje duke evituar që të tjerët t’i shohin. Edhe Bjordi vetë ka thënë në fillim që nuk do ta kishte problem të bënte seks në prezencë të kamerave.
Do vazhdojë lidhja me Anjezën kur ajo të dalë nga shtëpia e “Big Brother”?
Mendoj se po, gjithmonë nëse edhe ajo e dëshiron.
Arjon ne kemi siguruar disa foto të Anjezës me djalin i cili thuhet se është i dashuri i saj. Nëse është e vërtetë do të zgënjeheshe apo nuk do ta kishe problem?
Unë e kam pyetur Anjezën nëse ka një lidhje jashtë dhe ajo më ka thënë që ka rreth një vit e gjysëm që është ndarë nga i dashuri pasi nuk i pëlqente mënyra se si e trajtonte. Nëse do të ishte e vërtetë unë do të zhgënjehesha pasi gënjeshtrën e urrej dhe normal që do të tërhiqesha pasi nuk do të doja një lidhje me probleme.
Panorama Plus KOMENTONI KETE ARTIKULL

Nënat në BB, Antoneta ngacmuese, Sanija në siklet
TIRANE - “Kush i duron këtu brenda gjithë ditën…,sa për një kafe mëngjesi janë mirë, pastaj nuk durohen”.
Me sa duket, futja e mamave të banorëve të “BB”-së brenda shtëpisë, nuk është pritur aq mirë nga banorët. Ata, pasi kanë kaluar momentin e parë të gëzimit, të përqafimit dhe çmalljes me mamatë e tyre, kanë filluar [...]

Kjo situatë po më vret
Bjordi duket shumë i mërzitur dhe Adela e pyet se përse ndjehet ashtu, por ai heziton të përgjigjet. Pas shumë pyetjesh ai tregon se ndjehet ashtu sepse situata në të cilën ndodhen të dy, sidomos Adela është shumë e vështirë. Ai thotë se për herë të parë nuk di se cfarë të bëjë. “Dua të [...]

Jam xheloz për mamatë tona
Ndërsa djemtë presin të flenë gjum, në dhomën e nënave të tyre dëgjohen të qeshura dhe alegri. Sori i thotë me shaka Arit se tashmë vëmendja iku nga ata dhe u përqëndrua tek ato. Për Arin, ato mund të konkurojnë për famë njësoj si ata sepse tani janë bërë shumë të njohura. “Ah mor Ari, [...]

Më pëlqen mami jot
Adela tregon se mami i vet nuk i ka dhënë asnjë informacion nga jashtë, vec se ka takuar të gjithë banorët e eleminuar. Ajo tregon përshtypjet e mamasë së saj dhe thotë se të gjithë i janë dukur shumë të mirë. Adela i ka kujtuar se një pjesë e tyre i kishte kundërshtarë, por e [...]

Debat Arjani dhe Adi për fitoren
Ndërkohë që Adi me Sorin janë duke luajtur pingpong, bisedojnë rreth fitores. Adi thotë që nëse nuk e fiton as ai dhe as Qetsori atëherë ta fitojë Bjordi, duke përjashtuar në këtë mënyrë mundësinë e fitores nga ana e Arjanit, i cili është shtrirë në divan dhe dëgjon bisedën e të dyve. Këtu ndërhyn Ari [...]

Njohën Arin e vërtetë!
Të gjithë banorët janë mbledhur në kopësht bashkë me nënat e tyre për të pirë kafen e mëngjesit. Ato i pyesin për impresionet që kishin marrë nga shtëpia e “Big Brother”. Qetsori dhe Adi u kanë treguar për ditëlindjet që janë festuar brenda shtëpisë. Të gjithë banorët kanë dashur të dinë se si janë personat [...]
DITA 79 - PERMBLEDHJA