MIR SE VINI------- WELCOME
  FJALI ISLAME
 

D ëshira për të qenë i lumtur është një veçori e njeriut, i cili duke qenë i pajisur me aftësinë e të menduarit, zë vendin më të lartë ndaj të gjitha krijesave tjera.

Çdo njeri mundohet të arrijë fatbardhësi në jetë dhe mendon vazhdimisht për një të nesërme edhe më të lumtur.

Njeriu është i përbërë prej trupit dhe shpirtit. Islami u kushton rëndësi të veçantë si nevojave materiale, ashtu edhe nevojave shpirtërore të njeriut.

Njëkohësisht na mëson rrugën më të drejtë për të arritur lumturinë individuale si dhe lumturinë e mbarë shoqërisë. Islami i ka rregulluar të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të njerëzve. Është feja e fundit dhe më e përkryera.

 

Qëllimi i Islamit

Qëllimi i parimeve dhe mësimeve kur'anore është që t'i kalitë njerëzit shpirtërisht dhe moralisht, për të arritur lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër. Parimet islame mjaftojnë për të përmbushur kërkesat e njerëzve në çdo vend. Ato janë të përjetshme, të pandryshueshme. "Me të vërtetë e vetmja fe e pranueshme te All-llahu është Islami"

All-llahu xh.sh. në Kur'an na bën me dije:

 

Parimet themelore islame

Parimet themelore islame përmbajnë:

  • Besimin
  • Ibadetin (adhurimin) dhe
  • Moralin
 
I. BESIMI

Shpirti ynë, sikurse edhe trupi, ka nevojë për ushqim. Ushqimi më i rëndësishëm i shpirtit është besimi.

Njeriu që beson forcohet moralisht dhe ngrihet shpirtërisht. Ai e ka të zhvilluar ndjenjën e përgjegjësisë, sjelljet e tij përmirësohen vazhdimisht dhe arrin pjekurinë personale.

Dy shtyllat kryesore të fesë Islame janë:

  1. All-llahu është Një dhe nuk ka zot tjetër përveç Tij.
  2. Muhammedi është I Dërguari i All-llahut.
All-llahu (xh.sh.)

Besimi në All-llahun Një paraqet kushtin themelor të Fesë Islame. All-llahu xh.sh. nuk i përngjan asnjë krijese. Ai është i Pëjetshëm. Nuk ka asnjë të metë. Është i Plotfuqishëm, i Gjithëdijshëm dhe i Kudopranishëm. Ai dëgjon dhe sheh çdo gjë.

 

Pejgamberët

Pejgamberët ia transmetojnë porositë hyjnore gjithë njerëzisë. Ata janë njerëz të zgjedhur dhe e meritojnë këtë mision. Muhammedi alejhisselam është pejgamberii fundit. Ai është i dërguar për mbarë njerëzinë. Ka qenë i karaktershëm dhe me virtyte të larta. Është një shembull i përkryer për të gjithë njerëzit.

 
Kushtet e besimit islam

Kushtet e besimit islam (shartet e imanit) janë gjashtë. Ato janë:

  1. Besimi në All-llahun Një.
  2. Besimi në melekët (engjëjt) e Zotit.
  3. Besimi në librat e shenjtë (kitabet).
  4. Besimi në pejgamberët e Zotit.
  5. Besimi në Ditën e Gjykimit.
  6. Besimi më kaderin e Zotit se çdo gjë, e mirë apo e keqe, vjen prej All-llahut xh.sh.
II. IBADETI (adhurimi)

Ibadeti bëhet në shenjë njohjeje, respekti dhe falënderimi ndja Krijuesit për të gjitha begatitë që na i ka dhuruar. Duke iu falur e lutur All-llahut xh.sh., ne i çojmë në vend urdhërat e Tij dhe duam të fitojmë dashurinë e Tij. "O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve dhe ata që ishin para jush, ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar)".

Ibadeti bëhet me qëllim që besimtari të ndiejë afrinë e All-llahut xh.sh. dhe të mbrohet nga mëkatet.

All-llahu xh.sh. duhet lutur në pajtim me urdhrat e Tij dhe hadithet e Pejgamberit a.s.

Ibadeti na e pastron shpirtin, na i largon pasionet e shfrenuara dhe flak devijimet morale që na largojnë nga dashuria e Zotit.

All-llahu xh.sh . në jë ajet kur'anor na rekomandon:

 

Ibadetet (adhurimet) kryesore në islam

  • Namazi Sikurse ibadetet e tjera, edhe haxhxhi pra synon pastrimin shpirtëror të njeriut, synon ta pasrtojë nga mëkatet, ta forcojë karakterin e tij individual dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin e mbarë shoqërisë.

Ky ibadet (adhurim) kryhet pesë herë në ditë, në kohë të caktuar. Por ka edhe ibadete tjera, përveç atyre ditore, siç janë namazi i xhumasë dhe namazi i bajrameve, që falen me imam dhe konsiderohen festa të muslimanëve.

Namazi është shembulli më i mirë se si duhet t'i nënshtrohemi All-llahut xh.sh. dhe si duhet ta adhurojmë Atë.

Gjatë faljes së namazit, besimtari shijon kënaqësinë e pranisë së Zotit xh.sh., për një çast i largon shqetësimet e kësaj bote dhe ndjen një lehtësim shpirtëror. Para se të hyjmë në namaz duhet të marrim abdest dhe të gjejmë një vend të pastër për t' falë.

namazi i fton besimtarët që të kultivojnë ndjenjën e përgjegjësisë dhe formimin e një shprehie të mirë për të kaluar kohën në ibadet. po ashtu e pastron shpirtin nga të gjitha mendimet (refleksionet) e këqija dhe e kalit karakterin e njeriut.

All-llahu xh.sh. në Kur'anin a.sh. na vë në dije:

"Kryeje namazin! Me të vërtetë namazi të pengon nga amoraliteti dhe çdo gjë e keqe".

Xhamia si dhe mesxhidi janë vende në të cilat falen muslimanët. Aty besimtarët i marrin mësimet e fesë dhe këshillat edukative të moralit islam.

Ezani është thirrje që paralajmëron besimtarët për kohën e namazit. Shumica e xhamive kanë nga një minare, të ngritur pranë xhamive, prej ku thirret ezani me zë të lartë. Ky është zakon (synnet) që daton që nga ditët e para të Islamit.

Në namazet që falen me xhemat prin imami. namazet ditore mund të falen edhe vetmas, me përjashtim të namazit të xhumasë dhe namazeve të bajrameve.

Në Islam, ndërmjet All-llahut xh.sh. dhe besimtarit nuk ka ndërmjetës. Besimtarët, si lutjet po ashtu edhe dëshirat e tyre, ia drejtojnë drejtpërdrejt All-llahut xh.sh.

Gjatë faljes me xhematë, imami qëndron para tyre, kurse xhemati radhiten pas tij në safa. Vendi ku qëndron imami quhet "mihrab", kurse vendi nga e cili mbahet ligjëratat (vazet) quhet "qursi". Në anën e majtë të mihrabit është një vend i ngritur, prej ku mbahet hudbeja e xhumasë dhe e bajrameve, dhe quhet "munber".

  • Agjërimi

Agjërimi është ibadet që konsiston me privimin nga të gjitha ngrëniet, pijet dhe marrëshënia intime që nga agimi e deri në të perënduar të diellit, gjatë tërë muajit të Ramazanit, sipas kalendarit lunar.

Agjërimi i forcon besimtarët që të mund t'u sundojnë punëve të këqija dhe t'i mposhtin veset.

"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurve ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm".

Agjërimi e pastron shpirtin dhe e zhvillon ndjenjën e dashurisë. Ai gjithashtu është i dobishëm për shëndetin e njeriut, gjë që është vërtetuar edhe nga vetë mjekësia bashkëkohore.

Muhammedi a.s. gjithashtu e pohon këtë realitet:

"Agjëroni (në daçi) të jeni të shëndoshë".

  • Zekati

Me këtë praktikë të dhënies nga të mirat materiale që na i ka falë Zoti, ngarkohen besimtarët e pasur që nga pasuria e tyre t'u ndajnë të varfërve për çdo vit nga 2,5%. Kjo është një ndihmë solide për të zbutur gjendjen sociale të nevojtarëve. Zekati nuk e pakëson pasurinë e askujt, por e pengon keqpërdorimin e saj, ndikon në lindjen e simpatisë midis njerëzve dhe pengon armiqësinë që mund të sjellë pasuria.

  • Haxhxhi

Sipas normave kur'anore, me këtë obligim fetar ngarkohen muslimanët e pasur.

Muslimani është i detyruar që një herë gjatë jetës së vet ta vizitojë Mekën, qytetin e shenjtë ku gjendet Ka'beja, Shtëpia e Zotit (Bejtull-llahu).

Besimtarët, pa marë parasysh cilës shtresë shoqërore i takojnë, vishen me ihrame të bardha për të kryer shartet e haxhxhit. veshja e këtillë na përkujton Ditën e Gjykimit, kur askush nuk do të ketë asgjë materiale për të dhënë llogari para All-llahut xh.sh.

Vizita vendeve të shenjta besimtarëve u sjell kënaqësi mahnitëse shpirtërore, ndikon për ta shtuar dashurinë dhe besnikërinë ndaj parimeve të dhenjta islame. Haxhxhi, që i bashkon besimtarët, pa dallim race e gjuhe, ka karakter të një kongresi ndërkombëtar.

 

III. MORALI

Morali është një koncept të cilin Islami i kushton rëndësi të veçantë. "Ata që kanë karakter dhe sjellje (ahlak) më të mirë."

Muhammedi a.s. na këshillon:

"Jam dërguar për të përsosur moralin ( e njerëzve)".

Vlefta e njeriut çmohet sipas morali të tij. E kanë pyetur Pejgamberin e Zotit xh.sh.: "Cilët janë të zgjedhurit e All-llahut xh.sh.?"

Ai është përgjigjur:

 

Dashuria dhe merhameti

Humanizmi është dashuria ndaj të tjerëve dhe veçori e karakterit të mirë. Muslimani i vërtetë doemos duhet ta ketë të zhvilluar ndjenjën e dashurisë ndaj njerëzve. "Me të vërtetë është dënuar një grua për shkak të një maceje e cila ngordhi ngase gruaja e kishte lënë pa ngrënë. Por është falë një grua e cila kaloi pranë një qeni që lehte i cili nga etja ishte duke ngordhur. Gruaja i dha ujë dhe, për këtë gjest, iu falën mëkatet".

"Kurrsesi nuk do të jeni besimtarë derisa nuk e doni njëri-tjetrin" - thotë Pejgamberi ynë.

Ai po ashtu thotë se njerëzit që bëjnë merhamet, përfitojnë nga mëshira e Zotit xh.sh.

Sipas Islamit, këto ndjenja fisnike duhet kultivuar jo vetëm ndaj njerëzve, por edhe ndaj të gjitha krijesave. Pejgamberi i All-llahut xh.sh. na ka paralajmëruar:

 

Butësia

Muslimanët e vërtetë janë dashamirës, të mëshirshëm dhe tolerantë. "...dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit".

All-llahu xh.sh. njerëzit e tillë i cilëson si vijon:

 

Ndershmëria

Ndershmëria qëndron në krye të rregullave morale.

All-llahu xh.sh. na urdhëron:

"Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je urdhëruar".

Drejtësia dhe respektimi i të drejatve të njeriut

Drejtësia dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë parime themelore të Fesë Islame. "Nuk është musliman i mirë ai që nuk e do për tjetrin atë që e do për vete".

Allahu i Mdhërueshëm na këshillon:

"... dhe jini të drejtë! All-llahu njëmend i do të drejtët".

Në vitin 632, Muhammedi a.s. mbajti hutben e tij të njohur (Hutbeja e lamtumirës) para më se njëqind mijë muslimanëve. Ai u tregoi të pranishmëve se përfundimisht të gjithë njerëzit tashmë kishin të drejta të barabarta dhe se jeta e tyre, pasuria e tyre dhe nderi i tyre ishin të pacenueshme...

 

Gruaja dhe fëmija në islam

Të sillesh butësisht ndaj të vegjëlve, t'i respektosh pleqtë si dhe mirësjellja ndaj grave janë parime themelore të Islamit. "Mirësia juaj, mirësia juaj është te gratë tuaja".

Muhammedi a.s. thotë:

"Ai i vili bën mëshirë ndaj fëmijëve dhe nuk i respekton pleqtë nuk është i radhëve tona".

Në një hadith tjetër thuhet:

 

Puna

Puna është urdhër i All-llahut xh.sh.. Është farz. Përtacia është ves që nuk përkon aspak me mirësjelljen islame. "Më i miri prej jush është ai i cili nuk e lë botën tjetër për këtë botë, dhe as këtë botë për botën tjetër... Muslimani i mirë punon për të dy botërat njësoj dhe nuk u bëhet barrë njerëzve tjerë".

Në Kur'anin a.sh, thuhet:

"... dhe mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë".

Muhammedi a.s. na këshillon:

 

Pastërtia

Pastërtia shpirtërore dhe pastërtia trupore janë tipare themelore që duhet t'i ketë çdo besimtar. "Pastroni rrethin tuaj jetësor".

All-llahu i Lartmadhëruar thotë:

"All-llahu me të vërtetë i do ata që pendohen dhe ata që pastrohen".

Ja edhe disa hadithe që flasin për rëndësinë e pastërtisë:

"Pastërtia është pjesë e besimit".

"Pastërtia është gjysma e imanit".

 

Burimi i lumturisë

Burimi i lumturisë mund të pëmblidhet në dy shtylla kryesore: Kjo është rruga e sigurt e lumturisë në këtë botë dhe garanci e lumturisë së përjetshme në botën tjetër

  1. T'u nënshtrohesh urdhrave të All-llahut xh.sh.
  2. Të sillesh butësisht ndaj të gjitha krijesave.

Musliman i vërtetë është ai që i zbaton postulatet universale që u përmendën më këtë faqe.

 

Kur'ani Famëlart është shpallja e fundit që All-llahu xh.sh. nëpërmjet Muhammedit a.s. e dërgoi si udhërrëfyes për mbarë njerëzinë.
Ilahije
I madh TI je

I madh ti je Zoti dashur
Madherine tende gjithe po flasim
I fuqishëm je po thon
Nuk ka si ti tjetër fuqi
All-llah All-llah All-llah All-llah
Kerim All-llah

I madh ti je i fuqishëm
Ti krijove Gjithësine
Token, qiellin, diellin, hënën
Dhe gjithë yjet që ndirçojnë
All-llah All-llah All-llah All-llah
Kerim All-llah

Dhe ato janë t'fuqisë tënde
Dëshmojmë për ty o Perendi
Njerzit, shtazet,bimet, ajri
Fusha, malet dhe gjithësia
All-llah All-llah All-llah All-llah
Kerim All-llah.
 

 

Ne Allahut i kem besu

Ne All-ahut i kem besu
Pengamberit i kem premtu
Çdo detyrë e obligim
Me ndërgjegje do ta kryjm

Falim namazin me respekt
Zeqat japim per çdo vjet
Ramazanin e agjerojm
Dhe Bajramin e festojmë

Për Bajram presin kurban
Pasuri ata që kanë
Pune e shejtë e më e madhe
Kishe me qenë haxhxhi ne Qabe

Lumturi nuk ka pa fe
Te gjitha të mirat aty i ke
Po nuk dite me logjiku
Nga e vërteta ke deviju

T'jesh musliman është kënaqesi
Ti krysh borxhet me lumturi
Bën miresi hiq pa ia nda
veprat tua ke me i pa.
 

 

Vëlla i dashur

Vëlla i dashur ecë përpara ti gjithmon
T'rrish në gjumë armiku këte e deshiron
Kërko mikun kudo që në botë e ke
Pa medyshje do ta gjesh atë në fe
Dore per dore ecë me mua ti n'këtë jetë
Keshtu lyp All-llahu i dashur dhe i vërtet
Formo vetën dhe familje të shëndosh
Nëse don në jetë gjithmon të perparosh
T'mbrosh Islamin t'mbrosh Atdheun farz e ke
Vëlla i dashur kësaj fjale veni re
Dallo mikun prej armikut vëllau im
Pa dyshim ti e ke këtë obligim
Njëren dore shtrije për paqe ti n'këtë jetë
Tjetrën grusht tregoj armikut të vërtetë
Ndihmo Zot të shkelurin në këtë botë
I meshirshëm vetem Ti je i Madhi Zote!

 

Vetëm Ty te lutem

Vetëm Ty te lutem i Madhi Perendi
Ben rahmet mbi ne she mbi tërë këtë njerzi
All-llahu, All-llahu, All-llahu,All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu

Prej atë ditë që u linda unë në këte dunja
Balli im ne sexhde çdo ditë më ka ra
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu

Me gjithë qenien time unë Ty të besoj
Pejgamber dërgove të gjithë i pranoj
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu

Vëtem Ty të lutem e Ty t'adhuroj
Ditet e Bajramit me gëzim i festoj
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu

Prano agjërimin i Madhi All-llah
Vetëm në Ty shresoj e ska tjeter Allah
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu
All-llahu, All-llahu, All-llahu, All-llahu

 
  Today, there have been 30 visitors (44 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free