Por papritur vjen nje dite qe mjeke apo persona me pervoje, ne perpjekjet qe bejne per te lehtesuar sadopak kete fenomen, nga vrojtime te perditshme shohin qe ky fenomen po merr permasa te medha ne krahasim me numrin e popullsise, dhe po u vazhdua me kete ritem, ne do perjetojme ngjarje akoma me te dhimshme. Pra sot kemi rreth 1.900 perdorues te rregullt ne vite qysh nga 1995, pa numeruar rastet e padeklaruara. Ne kete numer te droguarish, ku rreth 40% e tyre perdorin droga intravenoze. Ketu nuk permendet numri i femrave te droguara, pasi ato e kane me te veshtire ta deklarojne ate, per shkak te turpit (stigmas).
Si qytetar, prind dhe edukator, dua te sensibilizoj shoqerine dhe vecanerisht prinderit, qe te bejne kujdes me femijet e tyre per kete problem. Si fillim, do desha te flisja per kujdesin qe duhet te tregojme ata me femijet e tyre me lenden narkotike te quajtur marijuana, pasi kjo njihet si faza e pare e perdorimit te drogave, pas se ciles kalohet ne droga te tjera me efekt akoma me te rende. Edukimi i prinderve mbi parandalimin ne radhe te pare dhe mosperdorim e marijuanes dhe drogave te tjera nga femijet e tyre, eshte shume i rendesishem. Prinderit nuk duhet te pajtohen kurrsesi me kete gje. Femijet kane nevoje per mesazhe te vazhdueshme lidhur me kete problem.
Perdorimi i marijuanes eshte nje problem shqetesues sot, jo vetem per adoleshentet.ne bote, por edhe ne vendin tone. Ajo shkakton nje shfrenim dhe mospermbajtje ne te gjithe ata qe e perdorin dhe abuzojne me te. Shenjat e para te femijeve qe bejne eksperimente me kete lloj droge, vihen re qe ne moshen 12-13 vjecare. Duhet te theksojme, qe periudha me delikate per t'u futur ne rrugen e perdorimit te marijuanes eshte periudha e veres, para se adoleshentet te hyjne ne shkollat e mesme. Ne kete stinen, duke pasur shume kohe te lire, ata vertiten rreth shoqerive me moshe me te madhe se ata, dhe keta te dytet u ofrojne atyre sasira marijuanane per ta perdorur.
Ne adoleshence, prinderit fillojne t'u garantojne femijeve me shume liri, duke u krijuar atyre ambjente me pak te kontrolluara, ku mundesite per nje rrezik perdorimi jane te medha. Eshte vene re se ne kete periudhe shume familje behen me pak te lidhura me femijet, por rreziku i perdorimit te drogave rritet me rritjen e moshes. Sipas specialisteve, perdorimi i marijuanes ne moshen e adoleshences sjell pasoja serioze qe prinderit duhet t'i vleresojne ato. Sa me e vogel eshte mosha ne te cilen perdoret marijuane, aq me te renda jane pasojat e saj, qofshin ato fizike apo emocionale. Perdorimi i saj me te vertete frenon procesin e rritjes tek femijet.
Perdorimi i marijuanes shkakton demtime ne tru, duke demtuar aftesine per te mesuar. Per shembull, femija ka nje memorje e dobet dhe veshtiresi ne te kujtuarit e gjerave. pasi marijuana kthehet ne tru ne nje mase te treteshme, e cila vesh qelizat e trurit dhe ben bllokimin e neurotransmetuesve, duke i bere ato te paafta per te transmetuar mesazhe nga nje vend ne tjetrin dhe pjesa tjeter e mbetur e kesaj mase frenuese per trurin vazhdon te frenoje dergimin sakte te mesazheve ne tru. Keto pasoja qe le abuzimi me marijuanen mund te riparohen, por duhet nje kohe e gjate. Per kete duhet nje terapi e vazhdueshme per riparimin e saj. Nje perdoruesi ne kete gjendje i duhet te mesohet te perballoje proceset dhe reflekset tashme ne menyre me te ngadalesuar se me pare, kur ai nuk perdorte marijuane. Kur pyeten adoleshentet se perse e perdorin marijuanen, ata te pergjigjen, se e perdorin ate per te shuar kuriozitetin.
Ata shikojne te tjeret dhe thone, se perse nuk e provoj edhe une. Ai beson nje perdorues tjeter kur ai thote se marijuana nuk te shkakton demtime. Ata mendojne se do ta perdorin ate per pak kohe dhe pastaj do te vazhdojne punen e tyre pa pasoja. Por marijuana eshte nje bime teper e fshehte dhe tinzare, e cila te rremben trurin dhe trupin perpara se ti ta kuptosh ate. Duhet te besojme faktin, qe besimi dhe siguria qe jep marijuana si nje mekanizem per t'i bere balle jetes.
Kur adoleshentet fillojne dhe ekspeimentojne perdorimin e marijuanes, ata mesojne se ajo do t'i beje ata qe te pershtaten me mire me realitetin. Keshtu, neqoftese ata nuk duan qe te mendojne per problemet e tyre lidhur me shtepine apo shkollen, mund te perdorin marijuanen, gjithmone sipas mendimit te tyre, per t'i ngritur ata. Pasi mbaron efekti i ngritjes, vjen zbritja dhe ata shikojne, se problemet apo shqetesimet e tyre nuk kane levizur. Ato kane mbetur aty ku i kane lene, por ata nuk kane menduar per to, per te pakten disa ore. Disa te rinj e perdorin marijuanen vete, pa u konsultuar me njeri, pasi mendojne, se ajo sheron depresionin apo ndonje semundje tjeter te trurit. Perkundrazi ajo, jo vetem qe nuk e permireson semundjen, por e keqeson ate. Marijuana hyn lehte midis nesh. Nuk eshte e veshtire per ta gjetur ate. Ajo gjendet lehte tek personat te cilet e servirin ate deri tek dera e shtepise. Shumica e te rinjve qe e perdorin marijuanen mund ta blejne ate me lehtesi brenda kufirit te shtepise ku banojne. Femijet shpesh e mesojne ta perdorin ate, duke pare edhe prinderit e tyre, te cilet perdorin duhanin brenda ne shtepi me te njejten sasi qe e perdorin jashte shtepise. Ketu pastaj kemi te bejme edhe me ceshtje geni. Me te predispozuar per ta perdorur jane ata femije qe e kane ndjere eren e duhanit te prinderve te tyre, qe ne bark te nenes.
Edukimi i prinderve mbi pasojat qe sjell abuzimi me marijuanen edhe drogat e tjera, eshte hapi me i mire per te ndaluar adoleshentet qe te perdorin marijuanen. Prindi duhet te flase hapur me femijen e tij per pasojat qe sjell perdorimi i saj dhe kjo do te ishte me e efektshme se sa perdorimi i disa parrullave. Edukimi i prinderve duhet te behet me qellim qe femijet e tyre te mos arrijne ta provojne ate. Prindi duhet te dije mire se cfare mesazhesh duhet t'i jape femijes se tij dhe te mos pajtohet kurrsesi me kete veprim.